L’Equipe: Mexes është i Milanit

19/02/2011 14:10

Kalimi i Mexes tek Milani duket se është një fakt i kryer, të paktën si pas të përditshmes franceze “L’Equipe”.

Pavarësisht se qendërmbrojtësi e mohoi lajmin, e përditshmja franceze, shkruante në numrin e saj të sotëm se një marrëveshje është arritur mbi bazën e një page prej katër milion eurosh në sezon.

Nga ana e tij, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, bëri gjithashtu një përgënjeshtrim, duke thënë se marrëdhëniet e mira të kuqezinjve me Romën e pengojnë skuadrën që të bisedojë direkt me lojtarin.

Megjithatë, sipas “L’Equipe”, këto përgënjeshtrime janë vetëm pjesë e strategjisë së të dy klubeve, ndersa Mexes i ka komunikuar klubit të tij dëshirën për t’u transferuar në përfundimin e sezonit.

Kontrata e francezit me verdhekuqtë ka hyrë në muajt e fundit, prandaj ai është i lirë të negociojë personalisht me çdo klub që dëshiron.

Mexes është prej kohësh një objektiv i merkatos së Milanit, pasi konsiderohet si pasardhësi i Nesta-s.

Top Channel