Kanceri, shtohen të prekurit

19/02/2011 15:20

Shqiptarët ushqehen keq, duke patur si bazë të vafteve të tyre mishin dhe produkte të pasura me yndyrë shtazore, për të cilat mjekët bëjnë apel të hiqet dorë.

Këto produkte përmenden si faktor kryesorë i numrit të lartë të personave që vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë.

“Kjo sëmundje prek më shumë burrat. Shkak mund të bëhet ushimi i keq, obesiteti apo jeta sedentare”, është shprehur mjekja onkologe e QSUT-së, Dhurata Tarifa.

Shefi i pavionit onkologjik, Agim Sallaku flet për dyfishim të numrit të personave të prekur nga kanceri në vendin tonë dhe se vdekshmëria tyre pritet të kalojë dhe shifrat e vdekshmërisë kardiovaskulare.

Ndaj ai u bën apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm në ushqim, por nga ana tjetër ai rekomandon përdorimin e aspirinës në dozë 100 miligramë për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

“Regjistrohen rreth 5500 raste të reja në vit. Këshillohet një aspirinë në mëngjes pas buke, për parandalimin e saj”, tha Sallaku.

Ai shpjegon se rastet me kancer në vendin tonë kapen në stade të larta ndaj dhe vdekshmëria është shumë e lartë. Në pak raste kjo sëmundje  është e trashëgueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA