G20, në qendër kriza e ushqimeve

19/02/2011 01:30

Shqetësimet mbi rritjen galopante të ushqimeve është një nga pikat kryesore në axhendën e takimeve të G20 në Paris, ku janë mbledhur Ministrat e Financave dhe krerët e bankave qendrore të vendeve më të industrializuara të botës dhe atyre në zhvillim.

Fondi Monetar ndërkombëtar paralajmëroi para nisjes së samitit se spiralja e cmimeve të ushqimeve po shkakton rritje të disnivelit ekonomik. Në fillim të javës edhe Banka Botërore tërhoqi vëmendjen tek ajo që e quajti rritje e rrezikshme e cmimit të mallrave të konsumit të përditshëm. Që prej muajit qershor, 44 milionë njerëz janë zhytur në varfëri.

Një rol të rëndësishëm në bisedime pritet të luajë edhe kontrasit mes rritjes së shpejtë të ekonomive në zhvillim dhe rimëkëmbjes së ngadaltë dhe papunësisë së lartë në shumë vende të zhvilluara.

Franca, mikpritëse e takimit, shpreson në arritjen e një marrëveshje mbi një plan për stabilizimin e ekonomisë globale, por ndasitë e mëdha mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim mund ta bëjnë të vështirë gjetjen e një emëruesi të përbashkët.  

Top Channel