Clinton, paralajmërim për talebanët

19/02/2011 08:50

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, paralajmëroi luftëtarët talebanë se ata përballen me zgjedhjen e paqes apo të një lufte të humbur, ndërsa presioni ushtarak amerikan rritet.

”Talebanët nuk mund të na mposhtin dhe nuk mund të shpëtojnë as prej zgjedhjes që duhet të bëjnë”, deklaroi mbrëmë Zonja Clinton, gjatë një fjalimi të mbajtur në Nju Jork.

”Në 11 shtator 2011, talebanët vendosën të sfidonin komunitetin ndërkombëtar dhe të promovonin al-Qaeda. Kjo ishte një zgjedhje e gabuar dhe kanë paguar një çmim të rëndë për këtë.

Sot, presioni ynë ushtarak duhet të përbëjë një arsye për talebanët që të dorëzojnë armët, të këpusin lidhjet me al-Qaeda dhe të riintegrohen si pjesë e strukturës së shoqërisë afgane.

Nëse ata nuk do t’a bëjnë diçka të tillë, do të përballen me pasojat e qënies armik i komunitetit ndërkombëtar dhe është gjithmonë e më e qartë se talebanët nuk mund ta fitojnë këtë luftë”.

Trupat amerikane presin një rezistencë të fortë gjatë 2011-s, ndërsa bëhen gati për një ofensivë ndaj zonave të konsideruara si bastione të sigurta për talebanët.

NATO planifikon të largohet përfundimisht nga Afganistani në vitin 2014. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aktualisht 78 mijë trupa në shtetin me 23 milion banorë.

Top Channel