Champions, biletat për finalen më 24 shkurt

19/02/2011 14:05

Shitja e biletave për finalen e Champions League 2011, e programuar për më 28 maj në stadiumin Wembley të Londrës në orën 20:45, do të nisë më 24 shkurt.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave shitja do të fillojë në orën 12:00 ekskluzivisht në faqen e internetit UEFA.com.

Vendet në dispozicion për publikun neutral janë 11 mijë dhe shitjet do të vazhdojnë deri më 18 mars, në orën 18:00.

Ndërsa cmimet e biletave janë këto: Kategoria 1 – 300 stërlina; kategoria 2 – 225 stërlina; kategoria 3 – 150 stërlina; kategoria 4 – 80 stërlina.

Top Channel