Bengasi, të shtëna në funeral, 15 të vdekur

19/02/2011 21:25

Forcat e sigurisë libiane kanë hapur zjarr ndaj një kortezhi mortor në Bengasi, duke vrarë të paktën 15 persona dhe plagosur dhjetra të tjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e internetit të Jazira.

Sipas kësaj mediaje, disa snajperë kanë hyrë në veprim ndërsa po zhvillohej ceremonia mortore e disa demonstruesve që u vranë gjatë përleshjeve të ditëve më parë me forcat e rendit.

Top Channel