Bahrein, tërhiqet policia, protesta në shesh

19/02/2011 15:00

Disa mijëra protestues anti-qeveritarë janë dyndur në Sheshin e Perlës, në qendër të kryeqytetit bahreinas të Manamasë, pasi u përleshën për disa orë me radhë me forcat e policisë.

Siç raporton BBC, kordonat e policë gjuajën me plumba gome dhe gaz lotsjellës mbi turmën, duke mos e lejuar që të mblidhej në sheshin e bërë simbol për protestat për disa orë me radhë, por papritmas u tërhoq dhe lejoi qytetarët të bashkoheshin në qendër.

Ushtria u larguar që në mëngjes, pas një urdhëri të vetë Mbretit, veprim i përshëndetur nga opozita dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ndërsa turmat janë duke festuar për suksesin e tyre në pushtimin e sheshit kryesor, besohet se largimi i policisë ka pas përsëri urdhërin e Mbretit.

Taktika e dorës së fortë dështoi në Tunizi dhe Egjipt, prandaj autoritetet e Bahreinit dëshirojnë të gjejnë një dialog me opozitën, duke i thënë shenja të rëndësishme të vullnetit të tyre, siç është tërheqja e trupave.

Qytetarët e Bahreinit bëjnë thirrje për të drejta më të mëdha politike, në të njëjtën kohë që protestojnë ndaj të atij që e konsiderojnë si një diskriminim zyrtar nga shteti.

Në fakt, një familje mbretërore sunite mbetëron në ishullin prej 717 kilometrash katrorë, por shumica e popullsisë janë shiitë.

Top Channel