Bahrein, mbreti: Gati për dialog

19/02/2011 02:10

Protestat popullore të ditëve të fundit, të shoqëruara me dhunë e viktima në kryeqytetin Manama detyruan Mbretin e Bahreinit, Hamda bin Isa al-Khalifa të kërkojë një dialog ku të përfshihen të gjitha palët.

Në një komunikatë të Pallatit Mbretëror thuhet se Mbreti Hamad al-Khalifa ka ngarkuar princin trashëgimtar, sheikun, Salman bin Hamad al-Khalifa në bisedimet që pritet të mbahen më të gjitha partitë dhe palët e interesuara për zgjidhjen e krizës në mbretërin e vogël arabe.

“Princi al-Khalifa ka të gjithë pushtetin për të plotësuar shpresat dhe aspiratat e të gjithë qytetarëve, të të gjitha shtresave dhe për t’i dhënë fund krizës”, thuhet në komunikatën zyrtare të autoriteteve mbretërore.

Top Channel