Ancelotti dhe katër blerje për Romën e re

19/02/2011 14:20

Amerikanët që pritet të konfirmohen së shpejti si pronarët e rinj të Romës kanë gati një projekt që do të lejonte klubin të konkurronte për majat e futbollit europian, shkruhej sot në faqen e internetit të “Mediaset”-it.

Ndërsa kanë mbetur detajet e fundit për të përcaktuar përpara se klubi të kalojë në duart e miliarderit italo-amerikan Tom DiBenedetto, mësohet se pronari i ri do të mbërrijë me një plan shumë ambicioz.

Pas rinovimit të Guardiola-s me Barcelonën, Carlo Ancelotti është shndërruar në objektivin numër një të verdhekuqve, për të pasuar trajnerin aktual, Claudio Ranieri-n.

Nëse për ndonjë arsye kjo tratativë nuk do të realizohet, atëherë pritet që vëmendja të përqendrohet tek Villas Boas, trajner i Portos dhe dikur ndihmës i Jose Mourinho-s.

Përsa i përket lojtarëve, të gjithë ata që janë aktualisht në klub do t’a konsiderojnë veten nën testim, pavarësisht se cila është skandenca e kontratave të tyre me klubin.

Ndërsa emrat e blerjeve duhet të përcaktohen ende, është bërë e ditur se Roma do të kërkojë në merkato për një portier, dy mbrojtës krahu dhe një mesfushor, plus do të mbulohen edhe rolet e futbollistëve që mund të largohen në të ardhmen.
 

Top Channel