Alonso: Problemet janë normale

19/02/2011 13:55

Dy herë kampioni i botës në Formula 1, Fernando Alonso, është shumë optimist për sezonin e ri, ndërsa zhvlerëson rëndësinë e problemeve në këtë moment të sezonit.

Përpara se të niste dita e dytë e provave në pistën e Katalunjës, më vonë gjatë ditës, Alonso tha: “Në mëngjes patëm një problem elektrik dhe më vonë edhe një mekanik.

Në fakt, këto kanë qenë problemet e para që kanë lindur gjatë këtij sezoni, së bashku me ato që pati Massa në Valencia.

Megjithatë, është normale që makina të mos jetë ende perfekte dhe deri në garën e parë në Bahrein, do të ketë mundësi për shumë zhvillime dhe përmirësime të tjera”.

Në deklaratën e tij për Agjensinë Spanjolle të Lajmeve, “EFE”, Alonso shtoi se pasi të përfundojnë provat nesër, planifikon të udhëtojë deri në Itali, për t’i bërë një vizitë Robert Kubica-s.

Top Channel