Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë kryeministrin italian Silvio Berlusconi asgjë më shumë se një klloun.
Të paktën ky është vlerësimi që i ka bërë atij ambasadori amerikan në Romë, Ronald Spogli, në një mesazh dërguar Uashingtonit.
Mesazhi në fjalë është publikuar nga faqja e internetit Wikileaks dhe më pas është anuncuar në revistën prestigjoze italiane “L’Espresso”.
“Gafat e vazhdueshme të Berlusconi-t, që ëshë si një klloun, dhe fjalori i varfër i tij kanë ofenduar të gjitha kategoritë e qytetarëve italianë. Për fat të keq, Italia ka një imazh komik”, thotë ambasadori Spogli në mesazhin e tij.
Revista e njohur italiane ka filluar që prej ditës së sotme të publikojë mijëra kabllograma sekrete që mbajnë firmën e selitve diplomatike amerikane në Itali. Ato janë plot 4 mijë dhe përfshijnë periudhën nga viti 2002 deri në prill të vitit 2010.
Top Channel