Vettel, më i shpejti në prova

18/02/2011 17:45

Sebastian Vettel, piloti gjerman i Red Bull, ka qenë më i shpejti në ditën e parë të provave të Formula 1 në Cirkuitin e Katalunjës, në Montmelo.

Vettel ka regjistruar kohën 1.24.374 në një pistë me pjesë të lagështa për shkak të shiut që kishte rënë ditën e djeshme.

Kohën e dytë më të shpejtë e regjistroi Fernando Alonso (Ferrari), ndërsa i treti u rendit Kamui Kobayashi (Sauber).

Hispania Racing testoi sot për herë të parë me pilotin e saj të vetëm: Narain Karthinkeyan.

Ja renditja e provave të sotme:


1. Sebastian Vettel (Red Bull)                  1’24”374
2. Fernando Alonso (Ferrari)               1’25”485
3. Kamui Kobayashi (Sauber)              1’25”641
4. Jaime Alguersuari (Toro Rosso)        1’25”698
5. Jenson Button (McLaren)                 1’26”365
6. Paul di Resta (Force India)                  1’26”575
7. Rubens Barrichello (Williams)          1’26”912
8. Michael Schumacher (Mercedes GP)  1’27”512
9. Narain Karthikeyan (Hispania)             1’28”393
10. Heikki Kovalainen (Lotus)              1’30”065

 

Top Channel