Topalli pret kreun e PPE-së

18/02/2011 11:10

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është takuar sot me kreun e grupit të PPE-së, në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës.

Gjatë takimit, Topalli e ka njohur eurodeputetin Luka Volonte me tentativën e dështuar për grusht shteti, që PS organizoi sipas saj më 21 janar.

Nga ana tjetër, Topalli është shprehur se qeveria vazhdon t’i kërkojë drejtësisë nxjerrjen e përgjegjësve për ngjarjet e 21 janarit.

Ndërsa eurodeputeti Volonte, nga ana e tij ka vlerësuar angazhimin “serioz” për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të tetë majit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA