Ministrat e Financave të 20 vendeve më të industrializuara të botës do të takohen sot në Paris, në një samit dy-ditor, për të biseduar rreth rritjes së vazhdueshme të çmimeve të ushqimit e mallrave të domosdoshëm për jetën.
Duke u bazuar në axhendën e publikuar të samitit, inflacioni i çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve do të jetë në qendër të të gjitha bisedimeve.
Më parë gjatë kësaj jave, Banka Botërore e cilësoi si alarmuese gjendjen e çmimeve, ndërsa shtoi se që prej qershorit, ato janë bërë shkaku kryesor për zhytjen në varfëri të 44 milion njerëzve më shumë.
Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, i cili është aktualisht edhe drejtuesi i G20-s, ka bërë thirrje për përpunimin e një strategjie të përbashkët, në gjendje të luftojë spekulimet me çmimet e të mirave të domosdoshme.
Rritja e çmimeve është një prej arsyeve kryesore që po shkakton një valë protestash në shumë vende të botës.
Top Channel