Rama përuron rrugën e re të Durrësit

18/02/2011 11:20

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka përuruar sot përfundimin e punimeve tek rruga e Durrësit, nga nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

Në një prononcim për mediat, Rama ka falenderuar qytetarët për mirëkuptimin e tyre gjatë këtij procesi punimesh, gjë që bëri sipas tij mirëmenaxhimin e trafikut.

“Falenderoj qytetarët që na dhanë mundësi ta mbyllim këtë projekt në një kohë rekord dhe i ftoj të bashkëpunojnë dhe të na mirëkuptojnë për domosdoshmërinë e një trafiku, që falë mirëmenaxhimit është një bazë e domosdoshme për të cuar përpara kantierin e sheshit Skëndërbej, ku po vazhdojnë punimet e ndërlikuara të infrastrukturës nëntokësore”, ka deklaruar Rama.

Kryebashkiaku ka shtuar se, Tirana europiane vazhdon e ndërtohet dita ditës, “pavarësisht një mijë e një hendeqeve e pengesave që ngre regjimi i kusarisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA