NBA, Bullsat mposhtin San Antonion

18/02/2011 12:45

Një prej talenteve të rinj të NBA-së, qendra Derrick Rose, realizoi 42 pikë dhe udhëhoqi Çikago Bullsat drejt një fitoreje historike 109-99, përballë Spërsave, në San Antionio.

Rose, në ndeshjen e tij më të mirë të karrierës në kampionatin e basketbollit amerikan, imponoi gjatë të gjithë kohës ritmin e takimit, duke realizuar 18 prej 36 gjuajtjeve nga loja, ndërsa ishte perfekt edhe në gjuajtjet e lira.

”Kjo fitore në fushën e skuadrës më të fortë të sezonit tregon se Bullsat kanë potencialin për të mposhtur këdo dhe na krijon shumë besim për të ardhmen”, deklaroi Rose pas takimit.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Rose përpara se të marrë pjesë në Ndeshjen e Yjeve. Që në kohën e legjendarit Micheal Jordan, në vitin 1998, asnjë basketbollist i Bullsave nuk kualifikohej për të marrë pjesë në takimin prestigjioz të më të mirëve të sezonit.

Përsa i përket San Antionios, më i miri në fushë ishte Tony Parker, me 26 pikë, ndjekur nga dy yjet e tjerë, Ginobili dhe Duncan, të dy autor të 16 pikëve.

Top Channel