Liga e Europës, shkatërrohet Besiktas e Sevilja

18/02/2011 00:30

Bajer Leverkusen, Ajaks, Dinamo Kiev, Shtutgart kanë hedhur një hap të sigurt drejt 1/16 të Ligës së Europës, ndërkohë që supriza e të enjtes është humbja e Beshiktas dhe Seviljes në fushat e veta.

Ajaks ka  shkatërruar 3-0 në Belgjikë Anderlehtin, duke siguruar kështu dhe kualifikimin për në turin tjetër të këtij kompeticioni. Golat për holandezët u shënuan nga Alderveireld në pjesën e parë dhe Eriksen e El Hamdaoui në të dytën.

Katastrofë në Stamboll! Skuadra e Beshiktashit, ku aktivizohen lojtarë si Guti apo Kuarezma janë mundur 4-1 nga Dinamo e Kievit. Portugezi Quaresma shënoi golin e vetëm për turqit ndërkohë që për ukrainasit shënuan Vukojeviç, Shevçenko, Jusuf e Gusiev.

Gjermanët e Shtutgartit nuk kanë mundur të sigurojnë kualifikimin që në ndeshjen e parë. edhe pse kaluan të parët në avantazh, ata janë mudnur 2-1 nga Benfika falë golave të Kardozo dhe Jara.

Livepul ka barazuar pa gola në Çeki përballë Spartës së Pragës, duke e shtyrë kualifikimin për ndeshjen e kthimit në Angli. Me po të njejtin rezultat ka përfunduar edhe sfida mes Napolit dhe Villarreal e luajtuar në San Paolo. Një barazim ky që i mban ende gjallë shpresat e kualfikimit për skuadrën italiane.

Edhe pse Sevilja ka luajtur më mirë se Porto, rezultati 1-2 i ndeshjes së parë i jep më shumë shanse portugezëve të cilët do të luajnë më të qetë në ndeshjen e kthimit.

Kryesuesit e kampionatit francez të Lilës kanë barazuar 2-2 në fushën e vet me PSV, nje rezultat që vë ne rrezik kualifikimin e tyre për në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Top Channel