Fier, grabitet pika e këmbimit valutor
18/02/2011 14:15
Një pikë këmbimi valutor është grabitur paraditen e sotme në qytetin e Fierit.
Sipas informacioneve të fundit, persona të maskuar dhe të armatosur kanë detyruar punonjësin e pikës së këmbimit që t’u jepte atyre paratë.
Burime policore lokale njoftojnë se shuma e grabitur është e konsiderueshme, plot 10 mijë euro dhe 3.5 milionë lekë të vjetra.
Burimet shtojnë më tej se agjentët e anti-krimit kanë filluar të mbledhin dëshmitë për të arritur në identifikimin e autorëve të grabitjes.
Top Channel