Egjipt, mijëra në shesh pro Mubarakut

18/02/2011 18:40

Të paktën 10 mijë persona janë mbledhur në një shesh të madh në lagjen Mohandessin, në Kajro, për të nderuar ish presidentin Hosni Mubarak.

Qindra flamuj egjiptianë valëviteshin pranë fotove të ish kreut të vendit teksa buzëqeshte, ose në uniformë ushtarake kur ishte i ri.

Ndërkohë mijëra manifestues janë mbledhur edhe në rrugët e Aleksandrisë, por për të festuar ditën e fitores, pikërisht një javë pas rënies së Mubarakut.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga Shafiq dhe largimin e Suleiman.

Top Channel