Bahrein, ushtria qëllon mbi demonstruesit

18/02/2011 18:35

Ushtria e Bahreinit ka qëlluar mbi turmën e demonstruesve pranë sheshit Perla, në Manama, duke shkaktuar disa të plagosur.

Lajmin e ka bërë të ditur një ish parlamentar shiit, Jalal Firuz, që dje ka dhënë dorëheqjen nga parlamenti.

Ai ka shtuar se demonstruesit ishin duke nderuar viktimat e ditëve më parë në një tjetër zonë të qytetit, kur policia ka qëlluar me gaz lotsjellës.

Turma atëherë është drejtuar për nga sheshi Perla, ku ushtria ka hapur zjarr.

Top Channel