Athina tërheq konsullin grek në Korcë

18/02/2011 13:10

Konsullit grek në Korcë, Theodhoros Ikonomu i është komunikuar nga Athina zyrtare se nuk do të përfaqësojë më Greqinë në qytetin shqiptar.

Lajmin e kanë bërë të ditur për Top Neës burime jozyrtare pranë Ministrisë së Jashtme greke.

Sipas burimeve, Ikonomu është thirrur që më 16 shkurt për të dhënë llogari në selinë e Ministrisë së Jashtme në Athinë.

Komunikimi në fjalë vjen vetëm pak ditë pasi konsulli deklaroi se qyteti i Korcës është Vorioepir dhe se vllehët janë grekë.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta në nivele të ndryshme të shoqërisë shqiptare, të cilat kërkuan edhe largimin e Ikonomus nga vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA