Ancelotti mbron Gattuso-n

18/02/2011 18:05

Carlo Ancelotti, trajneri i Chelsea, doli sot në mbrojtje të mesfushorit të Milanit, Gennaro Gattuso, pas zënkës që ky i fundit pati të martën e kaluar me zëvendëstrajnerin e Tottenham, Joe Jordan.

“Gattuso është një lojtar shumë bujar dhe një person shumë i mirë. Të martën gaboi dhe më vjen keq për atë që ndodhi”, tha Ancelotti, i cili ka pasur nën urdhrat e tij italianin gjatë tetë viteve, duke fituar edhe dy Liga Kampionesh.

“Edhe Gattuso ishte shumë i mërzitur pas ndeshjes. Rino ka luajtur rreth 100 ndeshje në Champions dhe asnjëherë nuk ka qenë problematik. Bëri një gabim, kërkoi falje dhe tani të presim vendimin e UEFA-s”, shtoi Ancelotti.

Në fund, trajneri i londinezëve theksoi: “Të gjykosh Gattuso-n vetëm nga ky episod është gabim. Këtë e them sepse e njoh shumë mirë.”

Gattuso humbi kontrollin në përfundimin e ndeshjes që Milani humbi ndaj Tottenhamit në San Siro me rezultatin 0-1, duke i vënë dorën në fyt dhe duke goditur me kokë Joe Jordanin, asistentin e trajnerit Harry Redknapp.

Top Channel