Vietnam, 12 turistë humbin jetën

17/02/2011 16:00

Të paktën 12 persona, shumica e të cilëve turistë, humbën jetën ndërsa barka me të cilën po lundronin në Gjirin e Halungut, në Vietnam, u mbyt.

Barka e drunjë po transportonte turistët në provincën e Quang Ninh-ut, e mbrojtur nga Unesco si një pasuri botërore.

15 persona të tjerë, përfshi edhe nëntë shtetas të huaj, janë shpërtuar nga barkat e tjera të ndodhura pranë.

Nuk është e qartë se përse barka u mbyt, por raportimet e mediave vendase flasin se një vrimë u hap pa paralajmërim në kuvertën e mjetit, ndërsa uji e përpiu brenda disa sekondave.

Të huajt në bordin e barkës ishin shtetas britanikë, suedezë, australianë dhe japonezë.

Top Channel