Topi uron pavarësinë e Kosovës

17/02/2011 11:25

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka uruar tre vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se 17 shkurti është një ditë e shënuar që shënoi fatin e shtetit më të ri të Evropës.

Duke folur gjatë ceremonisë së dekorimit të kontigjentit “Eagle 1”, me mision në Afganistan, kreu i shtetit deklaroi se Shqipëria dhe Kosova do të jenë një ditë bashkë, në kuadër të integrimit në BE.

“Dëshiroj të përshëndes në mënyrë të veçantë përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosovës. 17 shkurti përcaktoi fatin e shtetit të Kosovës si një shtet i lirë, sovran dhe i pavarur. Kjo do të mbetet në kujtesën e gjithë shqiptarëve si një ditë kulmore që do t’u tregohet edhe brezave të mëvonshëm”, tha Topi.

“Ne kemi shprehur jo vetëm mirënjohjen tonë të thellë, por kemi përshëndetur ritmin e zhvillimit të shtetit të Kosovës. Integrimi në Bashkimin Evropian do të jetë edhe pika jonë e ardhshme e bashkimit”, deklaroi Topi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA