Topi nderon “Eagle 1”

17/02/2011 11:15

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekoruar trupat “Eagle 1” të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë shërbyer në Afganistan në kuadër të të kontigjentit të NATO-s.

Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, në prani edhe të ambasadorëve dhe diplomatëve të huaj që ndodhen në Shqipëri, kreu i shtetit ka dhënë medalje për secilin nga ushtarakët.

“U kthyet në atdhe me ballin lartë, sepse përmbushja e suksesshme e misionit tuaj është shndërruar në një krenari për të gjithë shqiptarët”, është shprehur Topi.

“Ushtarakët tanë trima kanë bërë të mundur ndër vite që bashkëpunimi me aletatët të shndërrohet në një histori suksesi dhe integrimi. Ne sot rreshtohemi denjësisht në aleancën e madhe në NATO, duke u përballur me të gjitha sfidat dhe standardet. Anetarësimi i Shqipërisë në NATO është edhe arritje juaj e madhe”, deklaroi Topi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA