Tifozët kuqezi me flamuj te KLD

17/02/2011 13:35

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka sjellë reagime të forta pas denoncimit te nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spaiu, sipas të cilit në kontrollet e kryera në disa gjykata jane vënë re shkelje në procedurat për ndryshim të kombësisë.

Shoqata e tifozëve kuqezi, e njohur si mbështetësja kryesore e përfaqësueses sonë të futbollit, ka vendosur t’i dalë në krah kësaj fushate për mbrojtjen e disa parimeve të Kushtetutës që lidhen ngushtë me parimet themelore të lirisë dhe të drejtave të njeriut.

“O sa mirë me qen shqiptar”, kanë brohoritur tifozët para institucionit të KLD-së. Më pas përfaqësues të këtij grupimi janë pritur në zyrën e nënkryetarit të KLD-s, i cili edhe një herë ka sqaruar gjendjen dhe atë cfarë po ndodh me vetëdeklarimin e kombësisë.

“Gjithmonë ka tendenca nga ata që nuk janë miq të Shqipërisë, por kanë diskretituar Shqipërinë. Nuk mund të shfrytëzohet një popull në skamje për të deklaruar kombësi tjetër. Shqiptarët kanë kërkuar të bëhen gjermanë apo italianë, por askush nuk i ka pranuar si të tillë por si shqiptarë”, ka deklaruar Spahiu.

Në shenjë simbolike përfaqësuesëve të shoqatës kuqezi i është dhuruar nga një Kushtetutë, ndërkohë që ata vetë i kanë dhuruar zotit Spahiu një flamur kombëtar dhe një shall të tifozëve kuqezi.

Menjëherë pas këtij takimi ata janë zhvendosur përpara Parlamentit ku kanë qendruar për rreth 30 minuta në mbështetje të kësaj kauze, duke kënduar himnin kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA