Tifozët e Romës protestojnë ndaj skuadrës

17/02/2011 17:45

Të nesërmen e humbjes 3-2 në shtëpi me Shakhtar Donetsk-un, në një ndeshje të vlefshme për Champions League, disa qindra tifozë të Romës u mblodhën për të protestuar përpara qëndrës stërvitore në Trigoria.

”Të padenjë” ishte parrulla kryesore që tifozët e zhgënjyer mbanin në duar dhe thërrisnin, ndërsa skuadra u grumbullua për të zhvilluar stërvitjen.

Në qendrën sportive ishin të pranishëm edhe disa prej drejtuesve më të lartë të klubit.

Shorti i lehtë, i cili i vendosi Romës përballë kampionët e Ukrainës dhe jo skuadra si Barcelona apo Real Madrid, u shndërrua në një makth, ndërsa Shakhari triumfoi në “Olimpico”.

Top Channel