Skandali financiar në Afganistan

17/02/2011 00:40

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar autoritetet afgane likuidimin e borxhit të bankës më të madhe në vend, si një hap për të stabilizuar financat e qeverisë.

Ky është përfundimi në të cilin arriti një grup ekspertësh të Fondit Ndërkombëtar Monetar pas një vizite 11 ditore ku u shqyrtua gjendja financiare e bankës “Kabul”, më e madhja në vend, e administruar nga shteti.

Korrupsioni, kreditë e keqia dhe keqmenaxhimi i kanë kushtuar bankës “Kabul” qindra milionë dollarë humbje, thonë ekspertët e FMN-së, të cilët si zgjidhje të vetme e efikase shohin likuidimin e humbjeve dhe nisjen e procesit të privatizimit të bankës

Top Channel