Ronaldinho, sërish gol me Flamengon

17/02/2011 09:30

Ronaldinho shënoi një gol në fitoren e Flamengos në transfertë me rezultatin 3-0 ndaj Murici në fazën e parë të Kupës së Brazilit.

Me këtë fitore Flamengo kualifikohet për fazën e 1/16 të finaleve të këtij kompeticioni.

Ylli brazilian shënoi me kokë golin e parë të takimit pas një krosimi nga e djathta në minutën e 66-të.

Ky është goli i parë me aksion i Ronaldinhos, i cili kishte shënuar vetëm një gol me 11-metërsh që kur u kthye në Brazil.

Dy golat e tjerë u shënuan nga Renato dhe Guilherme Negueba.

Në fazat e para të Kupës së Brazilit, nëse ekipi i madh fiton në fushën kundërshtare me tre apo më shumë gola diferencë kualifikohet për më tej, pa pasur nevojë të luajë ndeshjen e kthimit në fushën e tij.

Top Channel