Regjistrimi, Dule kundër Spahiut

17/02/2011 20:05

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule mendon se nuk i takon nënkryetarit të KLD të merret me cështjen e regjistrimit të popullsisë.

“Shprehim keqardhjen dhe njëkohësisht protestën tonë që institucioni i KLD-së, në devijim të qartë nga kompetencat dhe detyrimet kushtetuese, keqpërdoret nga nënkryetari i tij, duke ndikuar në debate që nuk kanë asnjë lidhje me funksionet e tij kushtetuese, duke ndërhyrë brutalisht në mënyrën e funksionimit të drejtësisë dhe duke krijuar një precedent të rrezikshëm për shtetin e së drejtës, sic është vendimi i formës së prerë i gjyqësorit”, deklaron Dule.

Zoti Dule i drejtohet kreut të KLD-së, Presidentit Bamir Topi për ta frenuar nënkryetarin Spahiu. Po ashtu, zoti Dule kërkon nga qeveria të bëjë transparente të gjitha vendimet për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, apo versionin përfundimtar të pyetësorit.

Sipas kryetarit të PBDNJ-së, të drejtat e njeriut, regjistrimi i popullsisë mbi bazën e gjuhës amtare, bindjeve fetare dhe përkatësisë etnike është një e drejtë e sanksionuar në konventat ndërkombëtare për të drejtat e minoriteteve etnike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA