Një trupë gjyqësore në dhomën penale të gjykatës së Tiranës po gjykon një ndër historitë më të padëgjuara të mashtrimeve. Dy persona akuzohen se kanë mashtruar 150 persona duke iu premtuar atyre se do t’i punësonin në zyrat e Interpol-it.
Një nga të pandehurit, megjithëse pa shkollë, është prezantuar tek viktimat e tij si drejtoreshë e Interpol, ndërsa tjetri, sipas prokurorisë, rezulton të jetë ish-agjent i shërbimit sekret vendas për 20 vjet.
Prokuroria disponon mes provave materiale një listë për dy të akuzuarit
Fatmir Fllaka, 56 vjec dhe Ardiana Ura 26 vjece, të arrestuar pas
zbulimit të një skeme mashtrimi me emrin e Interopol-it dhe një
italiani të quajtur Romulio Berlusconi, të cilin dy mashtrues e
prezantonin si vëllain e kryeministrit italian.
Mes provave është edhe një firmë e lëshuar nga Romulo Berlusconi, dokument ky që u tregohej viktimave të kësaj skeme në mënyre që t’i bindnin për besueshmërinë e projektit.
Të mashtruarit pasi paguanin nga 50 deri në 2.000 euro emëroheshin agjentë të Interpol-it dhe prisnin të merrnin detyrat sekrete.
Përmes kësaj skeme, dy mashtrues, të cilëit kishin hapur madje edhe një zyrë në qendër të Tiranës, kishim mashtruar të paktën 150 persona.
Adriana Ura është vetëm me shtatë klasë shkollë e me banim në një nga zonat më të varfëra në Tiranë, në breg të lumit.
E pandehura pretendon në gjykatë se edhe vetë ajo është mashtruar, duke u përdorur për të shpërndarë kartat, ndonëse quhej fillimisht nëndrejtoreshë dhe më pas edhe drejtoreshë e Interpol.
“Në lidhje me këtë pikë sqarojmë se kjo shtetase ka vepruar në këtë mënyrë pasi ka menduar se është punësuar me të vërtetë në një strukturë shtetërore”, ka deklaruar avokati i saj Agron Bajari.
Por edhe i pandehuri tjetër, ish-agjent i shërbimit sekret, u mbrojt nga avokatja e tij me të njëjtin pretendim, se është mashtruar nga persona të tjerë të cilët e kanë punësuar. Por aksush nuk ka thënë se cili ishte shefi i vërtet i Interpol-it fantazmë.
“Ashtu si të tjerët, ai kishte dhënë një sasi eurosh për punësim dhe i është dhënë karta e Interpol-it me firmën e drejtorit”, ka thënë avokatja Violeta Veshi.
Prokurori i ka kërkuar gjykatës 7 vjet burg për të akuzuarit, pavarësisht se nuk ka zbardhur rolin e disa emrave të tjerë, qe vetë të akuzuarit i raportojnë si rekrutuesit e tyre.
Fotografia dhe gjeneralitetet e një prej këtyre personave ndodhen në dosjen e prokurorisë, por që asnjëherë nuk u arrit të bihej në gjurmët e tij.
Mashtrimi doli në skenë kur një prej agjentëve të emëruar prej tyre e përdori kartën e agjentiti për të kaluar pa radhë në doganën e Morinit, në Kosovë.
Top Channel