Luftanijet iraniane, Izraeli: Provokim!

17/02/2011 01:05

Izraeli e konsideron kalimin e luftëanijeve iraniane në Kanalin e Suezit si një provokim të hapur që i bëhet atij, pas deklaratave kërcënuese ndaj shtetit hebre të bëra nga presidenti Ahmadinexhad gjatë vizitës së tij të fundit në Liban.

“Kalimi i luftëanijeve, të cilat Irani pretendon se janë pjesë e një misioni trajnimi, është një fenomen që nuk ka ndodhur kurrë prej shumë vjetësh. Ky është nje provokim që provon se vetëbesimi dhe paturpësia e Iranit vazhdon të rritet dita-ditës”, deklaroi Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Liberman.

Ndërkohë, ministri i mbrojtjes i shtetit hebre deklaroi se po mbikqyret me vëmendje të lartë itinerari i luftëanijeve iraniane dhe se janë lajmëruar aleatët për të gjitha lëvizjet e tyre.

Luftëanijet iraniane ndodhen në Mesdhe si pjesë e një misioni trajnimi bashkë me Sirinë e më pas do të kalojnë përmes Kanalit të Suezit për t’u rikthyer në Iran.

Top Channel