Autoriteti i Konkurrencës ka përfunduar një monitorim një-vjecar të tregut bankar në vend, pas ankesave publike të biznesit dhe individëve për tarifa të larta.
Në njoftimin zyrtar autoriteti thotë se në treg vihet re mungesë e transparencës për shërbimet bankare, kështu që klientët e kanë të vështirë të diferencojnë tarifat.
Autoriteti vëren gjithashtu se për disa shërbime, bankat aplikojnë komisione në euro, cka i vendos konsumatorët përballë rrezikut të kursit të këmbimit.
Një tjetër shkelje, sipas Autoritetit, është edhe ndryshimi i kushteve financiare të shërbimeve pa njoftuar klientët.
Autoriteti thotë se nga krahasimi i tarifave bankare me vendet e rajonit ka dalë në përfundimin se edhe kur janë brenda të njëtit grup bankar, bankat në Shqipëri aplikojnë tarifa më të larta se në vendet e tjera.
Nisur nga këto përfundime, Autoriteti i kërkon Bankës së Shqipërisë që të mbrojë qytetarët duke forcuar zbatimin e ligjit dhe të marrë masa për rritjen e transparencës tek bankat e nivelit të dytë.
Njëkohësisht, Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Komisionit të Mborjtjes së Konsumatorëve që të ndërmarrë iniciativen ligjore për të krijuar ombdusmanin, një strukturë e ngjashme me Avokatin e Popullit, por posacërisht për bankat.
Por menjëherë ka reaguar shoqata e bankave, e cila në një njoftim për shtyp, ka mohuar akuzat e fundit publike për trifa të larta.
Shoqata e bankave thote se ka bërë një studim ku ka krahasuar tarifat në Shqipëri me vendet e rajonit dhe i ka rezultuar se bankat në Shqipëri aplikojnë tarifa më të ulëta se vendet e tjera.
Top Channel