Irani kthen mbrapsht dy luftanijet

17/02/2011 15:10

Planet për kalimin e dy luftanijeve iraniane në ngushticën e Suezit janë anulluar nga autoritetet e Teheranit, lajmëroi një zëdhënës egjiptian, përgjegjës për kontrollimin e kanalit.

Zyrtari bëri të ditur se plani është anulluar, por nuk dha asnjë shpjegim përse diçka e tillë ka ndodhur. Autoritetet irianiane ende nuk kanë bërë asnjë koment rreth ngjarjes.

Në momentin e tërheqjes për në Iran, dy luftanijet ndodheshin pranë portit arabosaudit të Xhedas.

Izraeli reagoi ashpër ndaj planeve të Iranit për të kaluar dy luftanije në ngushticën e Suezit, gjatë rrugës të tyre për në Siri, duke e konsidruar ngjarjen si një provokim.

Ministri i Jashtëm Izraelit, Avigdor Lieberman, theksoi gjatë mbrëmjes së shkuar se forcat ushtarake iraniane do t’i afroheshin më shumë se kurrë në dekadat e fundit territorit izraelit, nëse do të kalonin ngushticën.

Ai shtoi se Tel Avivi do ta konsideronte këtë gjest si një provikim të hapur të Teheranit.

Top Channel