Iran, liderët e opozitës para gjykatës

17/02/2011 00:00

Dy liderët e opozitës iraniane, Mehdi Karrubi dhe Mir Hosein Musavi do të dalin para drejtësisë vendase për t’u gjykuar si përgjegjës për trazirat që përfshinë Teheranin në ditët e fundit.

Lajmi njoftohet nga zëvendës kryetari i magjistraturës iraniane, Ali Razini.

Vendimi për gjykimin e tyre vjen vetëm dy ditë pas kërkesës së deputetëve të Asamblesë Kombëtare në Iran, mbështetës të Ahmadinexhad, për “dënim me vdekje” ndaj të gjithë udhëheqësve të protestave popullore.

Top Channel