Bumci: PS s’do kufizimin e imunitetit

17/02/2011 21:40

Deputeti i PD, Aldo Bumci ka deklaruar se imuniteti i kryetarit të LSI-së në Kuvend u hoq në mënyrë klasike të bazuar në Kushtetutë.

Ndërsa përsa i përket nismës për kufizimin e imunitetit, Bumci ka sqaruar se dështimi i saj vjen si pasojë e mungesës së vullnetit të opozitës.

“Cështja e imunitetit ka qenë gjithmonë për PD, si kur ishte në opozitë, si sot në qeveri. Me kufizimin e imunitetit PS nuk ishte dakord, e dërguam nismën në Komisionin e Venecias, që tha se mund të miratohet me shumicë të cilësuar. Në mënyrë të habitshme, opozita nuk e dha konsensusin”, ka pohuar Bumci.

Bumci ka theksuar se mazhoranca ka shprehur një qëndrim të qartë për t’iu përgjigjur cdo kërkese të prokurorisë, por sipas tij tani gjithcka është në dorë të opozitës.

“Ne kemi marë shembullin gjerman dhe mirëpresim cdo nsimë të opozitës. Por, kemi një opozitë që kërkon një koracë mbrojtëse”, ka deklaruar Bumci, duke hedhur një sërë akuzash ndaj kryetarit të PS, Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të bashkisë.

“Në Tiranë kemi elitën e ndërtimit dhe të gjithë këtë e kontrollon një njeri, Edi Rama, që ka krijuar bazën e tij”, ka shtuar Bumci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA