Bjellorusi, nis gjyqi për “puçistët”

17/02/2011 16:10

Nisi sot gjyqi për disa dhjetëra aktivistë të opozitës, të arrestuar në protestat e muajit dhjetor, pas zgjedhjes së presidentit Alexander Lukashenko.

I pari që u përball me akuzat ishte Vasily Parfenkov, i cili ishte një bashkëpunëtor i afër i kandidatit për president, Vladimir Neklyayev.

Mbi të rëndon akuzat e organizimit të trazirave popullore, e cila në bazë të ligjit bjellorus parashkon një dënim maksimal prej tetë vitesh heqje lirie.

Ndonëse disa qindra të arrestuar u liruan disa ditë pas arrestimit të tyre në 19 dhjetor, 42 persona, përfshi pesë kandidatë për president, do të përballen me akuzat se organizuan trazira popullore, me synimin për të rrezuar qeverinë e “ligjshme” të Lukashenko-s.

Bashkimi Europian nuk pranon hyrjen në hapësirën e përbashkët të 165 drejtuesve bjellorus, pasi zgjedhjet u konsideruan si gjerësisht të manipuluara. Ndërkohë, Polonia fqinje dhe Suedia kanë shpallur një bllokadë ekonomike ndaj vendit.

Top Channel