Belgjikë, festë ironike për politikanët

17/02/2011 16:20

Belgët janë duke përgatitur disa manifestime ironike, me anë të të cilave do të sulmojnë politikanët e vendit, mosmarrëveshjet midis të cilëve kanë lënë prej 249 ditësh vendin pa një qeveri.

Rekordi botëror do të thyhet nesër, duke marrë vendin e parë nga Iraku. Partitë frëngjishtfolëse dhe ato flamande vazhdojnë të debatojnë për mënyrën se si do të ndahet pushteti, pa arritur të gjejnë një formulë, që prej zgjedhjeve të qershorit.

Për të kremtuar ngjarjen, 250 persona do të parakalojmë nudo në rrugët e Gentit, ndërsa do të ketë birrë dhe patatina falas në qytetet e tjera të vendit.

Organizatorët thonë se nëpërmjet kësaj feste ironike, shpresojnë t’u bëjnë të qartë politikanëve se po shndërrohet në një motiv turpi ndërkombëtar për vendin.

Top Channel