NBA, Miami vazhdon të fitojë

16/02/2011 16:55

Miami Heats vazhdojnë të thellojnë diferencën me të gjithë kundërshtarët e tjerë në Konferencën e Lindjes, falë suksesit të arritur në Indianapolis.

Mbrëmjen e fundit, Heats mposhtën me rezultatin 110-103 skuadrën e Indianës, sukses i arritur falë paraqitjes së mrekullueshme të tre yjeve të skuadrës.

Dwyane Wade realizoi 41 pikë, nga të cilat 31 vetëm në dy pjesët e para (një rekord ky), LeBron James shtoi 27 pikë të tjera, ndërsa Chris Bosh realizoi 22 pikë.

Indiana arriti të rezistonte falë një loje të shkëlqyer ekipore deri në fundin e pjesës së tretë, kur ata ende kryesonin 83-82, por diferencat cilësore bënë që rezultati të përcaktohej në favorin e Heats në fundin e takimit.

Në ndeshjet e tjera të rëndësishme të mbrëmjes, Chicago Bulls fituan 106-94 në përballjen me Charlotte Grizzlies, ndërsa Phoenix Suns fituan në një ndeshje dramatike me Utah, me rezultatin 102-101.

Top Channel