Itali-Rusi, “dy vende mike”

16/02/2011 21:05

“Jemi dy vende mike me raporte të rëndësishme politike, ekonomike dhe tregtare, por sidomos jemi dy supërfuqi kulturore”.

Kështu ka deklaruar kryeministri italian Silvio Berlusconi, në ceremoninë e hapjes së Vitit të Kulturës Italo-Ruse në Romë, ku ndodhet edhe presidenti rus Dmitri Medvedev.

Kryeministri italian është shprehur se Italia dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë nevojë për naftën dhe gazin rus.

Ndërsa Medvedev nga ana e tij ka deklaruar se, “Italia dhe Rusia janë të lidhura nga cështje të interesit strategjik, që do të forcohen nga Viti i Kulturës Italo-Ruse”.

Kryeministri italian Berlusconi njihet edhe për miqësinë e tij me ish-presidentin rus Vladimir Putin, aktualisht kryeministër, gjë që ka shkaktuar jo pak polemika. 

Top Channel