Egjipt, protestuesit sdifojnë ushtrinë

16/02/2011 16:20

Punonjësit e aeroportit dolën sot në sheshin Tahrir në Kajro duke kërkuar rritjen e pagave, punëtorët e një fabrike tekstile u futën në grevë urie pa afat pas spekulimeve për korrupsion të drejtuesve, ndërsa qytetarët e Suezit u mblodhën për të protestuar në dyert e një fabrike, e cila besohet se hedh mbetje toksike në liqenin pranë qytetit.

Ndonëse se presidenti Hosni Mubarak u largua gjatë javës së shkuar, Egjipti nuk ka gjetur ende paqe dhe protestat vazhdojnë, pavarësisht se ushtria ka bërë thirrje për rifillimin e jetës normale e ka kërcënuar me ndërhyrje nëse demonstratat vazhdojnë.

Ushtria bëri një paralajmërim të ri gjatë ditës, këtë herë duke shpërndarë me mesazhe kërkesën e shpërndarjes së turmave dhe rikthimit të qetësisë në vend.

Ndërkohë, vazhdojnë spekulimet mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Mubarak, me shumë raportime që flasin për keqësimin e vazhdueshëm të 82-vjeçarit.

Top Channel