Buffon: Pa dëmtimet luftonim për titull
16/02/2011 00:30
Portieri i kombëtares italiane, Gigi Buffon, përpiqet të fshijë janarin e zi të Juventusit, duke parë me optimizëm pjesën e mbetur të sezonit.
”Nëse nuk do të kishim patur aq shumë dëmtime, Juventusi do të synonte arritjen e objektivave të tjerë dhe jo vetëm vendin e katërt”, deklaroi Buffon në një intervistë për “Corriere dello Sport”.
”Megjithatë, pavarësisht se gjendja jonë në renditje duke e ndërlikuar, të gjithë jemi plotësisht të bindur për mundësinë e arritjes së vendit të katërt. Fitorja me Interin, mendoj se ishte prova më e mirë për të gjithë potencialin tonë si skuadër.
Jam veçanërisht i lumtur për tifozët, të cilët e meritonin një fitore të tillë, pas një periudhe aspak të lumtur për ta”.
Top Channel