Berisha: Nuk do lejohet bllokimi i Parlamentit

16/02/2011 11:15

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozitës i garantohen çdo e drejtë, por asnjëherë nuk do të lejohet shkelja e ligjit. Ai deklaroi se do të respektojë opozitën, por nuk do të lejojë që ajo të pengojë punimet e Kuvendit.

“Jam sot këtu për të garantuar opozitën shqiptare se në këtë parlament në çdo institucion, në çdo vend, në çdo moment do ketë të garantuara, plotësisht dhe tërësisht çdo liri dhe të drejtë që iu takon. Liritë dhe të drejtat për këtë shumicë, qëndrojnë dhe do qëndrojnë si shtyllë e çeliktë në themelet e republikës. Do të garantojë qytetarët shqiptarë dhe ligji dhe vetëm ligji do të rregullojë çdo marrëdhënie në këtë vend, midis shtetit dhe qytetarëve, midis partive politike në institucionet e këtij vendi. Opozita e vendit ka organizuar nga viti 1730 protesta dhe e garantoj se edhe të tjera paqësore do të garantohen, por gjithashtu ligji do të veprojë në mënyrën më të vendosur ndaj çdo dhunimi të rendit dhe funksioneve kushtetuese”, tha Berisha.

“Ligji do të sundojë në këtë temull, rrugë dhe shesh të këtij vendi. Kjo është kontrata jonë më çdo qytetar. Ndaj dhe kjo po kalon në fund të seancës. Do të keni të drejtë një orë, por nuk mund të bllokoni kurrë parlamentin”, tha Berisha.

Ai ka theksuar se mazhoranca do të heqë dorë nga ndryshimi i rregullores për imunitetet, nëse opozita sjellë propozimin për amendimin e Kushtetutës.

Pas fjalës së kryeministrit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi ka kërkuar fjalën, gjë që i është mohuar nga kryetarja e parlamentit e cila ka hedhur në votim rendin e ditës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitës që është çuar e gjitha në këmbë, gjë që ka sjellë edhe ndërprerjen e seancës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA