Barcelona e Shakhtar kryesojnë në 45’ e para

16/02/2011 21:35

U mbyllën në këto momente pjesët e para të ndeshjeve të sotme të Champions League, të vlefshme për raundin e një të tetave.

Pas 45 minutave të para, Barcelona kryeson me një gol të David Villa-s në “Emirates”, Londër. Messi shërbeu sulmuesin spanjoll, disa minuta pasi humbi një rast të pastër, i vetëm përballë portierit Szczesny.

Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet, Roma po shpërfytyrohet në fushën e saj prej ukrainasve të Shakhtar Donetsk.

Pasi Perrotta kaloi në avantazh verdhekuqtë në të 28’, Jadson, Doulgas Costa dhe Luiz Adriano realizoi tre gola në 12 minuta lojë. Pikërisht Adriano, kishte një tjetër rast të shkëlqyer për të shënuar golin e katërt, përpara intervalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA