Vettel: Ëndërroj Ferrarin

15/02/2011 11:00

Sebastian Vettel, kampioni i botës në Formula 1, tha se garimi për Ferrarin është një ëndërr që shpreson ta përmbushë në të ardhmen.

“Është ëndrra ime që një ditë të garoj për skuderinë e Maranello-s”, u shpreh gjermani në një intervistë për “La Gazzetta Dello Sport”.

Gjithsesi Vettel përjashton mundësinë e ndërrimit të skuadrës tani për tani: “Jam shumë i lumtur tek Red Bull dhe i jam mirënjohës sepse  ky ekip më solli në Formula 1.”

Vettel foli edhe për Robert Kubica, pilotin e Lotus Renault i cili pësoi një aksident të rëndë në garat Rally: “E rëndësishme është që e ndjen dorën. Shpresoj që t’i rikthehet jetës normale dhe garave.”

Top Channel