Ndërsa kriza e rezultateve ka bërë që të diskutohet stoli i Cladio Ranieri-t tek Roma, trajneri theksoi se zotëron mbështetjen e plotë të futbollistëve të tij, në prag të përballjes me Shakhtar-in, në Champions League.
”Trajneri është si burri, disa gjërat është i fundit që i mëson. Mos më pyesni mua nëse do të zëvendësohem. Ajo që mund t’iu them në këtë pikë është se kam folur me skuadrën dhe ata më mbështesin të gjithë”, deklaroi Ranieri në konference për shtyp.
Më pas, Ranieri zhvendosi vëmendjen tek ndeshja e nesërme. “Lojtarët janë të karikuar dhe me shumë besim për një kualifikim të mundshëm. Humbja me Napoli-n ishte një ndalesë, por jo sepse mungonte motivimi. Thjesht, ata luajtën më mirë.
Përballë Shakhtar-it pres të shoh një ndeshje argëtuese. Lucesku ka ndërtuar një skuadër me të vërtetë shumë serioze, por unë kam besim se lojtarët do të zhvillojnë dy ndeshje të mëdha dhe do të kualifikohen për më tej”.
Top Channel