PS: Basha vrasës
15/02/2011 21:50
Partia Socialiste e ka konsideruar ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha si përgjegjësin kryesor për vrasjen e katër personave në demonstratën e 21 janarit.
“Lulzim Basha është përgjegjësi i drejtpërdrejtë i vrasjes së katër njerëzve të pafajshëm, plagosjes me armë zjarri dhe dhjetra të tjerëve, keqtrajtimit të qindra të tjerëve në rrugë, në furgonët e policisë dhe mjediset e policisë. Ai duhet të largohet nga qeveria për të dhënë llogari përpara Prokurorisë”, është shprehur deputeti i PS-së, Besnik Baraj.
“Lulzim Basha është dy herë ministër në kërkim dhe nuk mund të fshihet dot mbrapa liberalizimit të vizave”, theksoi Baraj.
Top Channel