Ina Rama takon Hammarberg

15/02/2011 18:10

Prokurorja e përgjithshme Ina Rama ka kryer një takim me komisionerin e KiE për të drejtat e njeriut, Tomas Hammarberg.

Diplomati evropian ka shprehur interesimin e tij për punën e Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit.

Kryeprokurorja ka shprehur angazhimin dhe seriozitetin e plotë të prokurorëve për hetimet e kësaj ngjarjeje.

“Prokuroria mbetet e vendosur të zbatojë detyrën e saj për një hetim profesional”, theksoi Rama.

Ndërkohë Hammarberg shprehu vlerësimin për rolin kyç të Prokurorisë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA