Formula 1, në rrezik gara e Bahreinit

15/02/2011 18:30

Sezoni i ri i Formulës 1 duhet të nisë në 13 mars, me Çmimin e Madh të Bahreinit, por protestat në vendin arab bëjnë që të përflitet mundësia e zëvendësimit të pistës me një tjetër.

Popullsia e ishullit kërkon ndërrimin e pushtetit, të dominuar nga një Mbret sunit, në një shtet me shumicë shiite. Problemet ndërfetare po krijojnë probleme sigurie dhe Federata Ndërkombëtare e Automobizlimit është duke ndjekur me vëmendje situatën.

Mbërritja e skuadrave në pistën e Shakirit duhet të ndodhë në datat 3-6 mars, nëse kalendari aktual do të respektohet.

Top Channel