Contador, bie akuza e dopingut

15/02/2011 18:20

Tre herë fitues i Turit të Francës, Alberto Contador, do të jetë në gjendje të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm të çiklizmit gjatë vitit.

Ai fitoi në apelin për pezullimin e tij 1-vjeçar për rezultimin pozitiv në analizat e antidopingut, lajmëroi gjatë pasdites shtypi spanjoll.

28-vjeçari Contador rezultoi pozitiv për substancën “klenbuterol”, gjatë zhvillimit të edicionit të fundit të Turit të Francës. Nëse akuza do të konfirmohej në apel, atij do t’i hiqej titulli kampion i një viti më parë.

Gjykata Sportive pranoi provat e paraqitura nga spanjolli, që pretendon se ishte mishi i ndotur me këtë substancë ai që krijoi anomalinë në analizat e gjakut.

Top Channel